Rama në Këshillin e Atlantikut: Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e rrezikshme! Në rajon duhet të mos biem pre e konfrontimeve
Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europian nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë dhe në rajon në veçanti.
-Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europian nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë.
”Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt” tha Rama.
“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve port ë trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”.