Rama në Kavajë: Në 14 maj, ‘non-grata’ duhet të marrë përgjigjie të qartë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi përmbyllës së fushatës me qytetarë të Kavajës ka kërkuar votat për një mandat tjetër për kandidatin e PS-së Redjan Krali në këtë bashki. Ai tha se Kavaja nuk duhet të kthehet më mbrapa duke votuar për ata që kishin marrë peng bashkinë.
“Është shumë e rëndësishme që në të gjitha bashkitë non-grata të marrë një përgjigjie të qartë se nuk merr dot njeri për budalla. Se goxha burrë 80 e ca vjec del në rrugë e merr nëpër gojë njerëz, kam parë ambasadoren, kam parë ministret… këto muhabete i bëjnë ose ato që janë tapë kur u del gjumi ose ca të dalë nga trutë që marrin lagjen me shapka dhe fillojnë bërtasin. Atë Like Floririn e kam merak shumë sepse e dini çfarë kam hequr për ta sjellë në rrugë të mbarë. Por mjaft tani duhet t’u thoni, Salike vazhdoni sepse ne nuk kemi kohë për këto punë”-tha Rama.
Ndërsa përsëriti thirrjen e tij për të mos votuar personat e padëshiruar nga SHBA, Rama tha se në 14 maj ndërkombëtarët do të numërojnë votat për të parë sesa shqiptarë nuk e kanë kuptuar shpalljen non-grata të Berishës.
“Ata nuk do numërojnë votat e PS ditën e dielë, nuk u intereson PS, as Redi e Edi, ata do numërojnë votat që do marrë non-grata për të kuptuar sa shqiptarë Akoma nuk e kanë kuptuar dhe si dreqin Akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë se kjo nuk është një çështje personale, por shumë më e thellë ndaj një individi që është kokrrizë rëre në oqean por që ka qenë një person i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe që ka dhënë të gjitha provat për t’u bërë i padëshirueshëm”-shtoi kryesocialisti.
Më tej ai u tha se gara në këto zgjedhje locale nuk është mes qeverisë dhe opozitës por mes të ardhmes dhe së shkuarës.