Rama në kantierin e parkingut në Durrës: Një tjetër vepër e bukur brenda vitit për rreth 400 vende parkimi

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet në kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

Rama shprehet se tashmë një tjetër vepër publike do jetë në dispozicion brenda vitit.

Nga ana e saj kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, shpjegoi se ka kapacitet për rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për zyra dhe aktiviteteve të tjera të hapura.