Rama në Izrael: Mezi prisja të vija këtu, nder dhe privilegj vizita në Qendrën Mjekësore Sheba
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Tel Aviv të Izraelit, ku ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Qendrën Mjekësore Sheba, një nga institucionet më të njohura në fushën e shëndetësisë në rajon.
Vizita vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes kësaj qendre dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, me synimin për të forcuar kapacitetet dhe shkëmbimin e eksperiencës mjekësore mes dy institucioneve.
Gjatë vizitës, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kishte kohë që e priste këtë moment dhe e konsideroi si një nder dhe privilegj të madh takimin me stafin e qendrës Sheba dhe atë të QSUT-së.
“Është një nder i madh dhe privilegj. Mezi po prisja të vija këtu prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet por u bë realitet edhe takimi me mjekët dhe ekipin e spitalit Nënë Tereza. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen tuaj,” u shpreh Rama.
Kjo vizitë dhe marrëveshja e bashkëpunimit synojnë të sjellin zhvillime të reja dhe avancime në sistemin shëndetësor shqiptar përmes përfitimit nga ekspertiza izraelite në mjekësi.
View this post on Instagram