Rama në Durrës: Do ta bëjmë një nga destinaciont më të kërkuara në Mesdhe

Në kuadër të rrugëtimit të gjelbërt drejt 14 Majit, Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësit.

Rama së bashku me kryebashkiaken aktuale dhe njëherazi kandidate, Emirjona Sako në një takim modest në shëtitoren e qytetit tha se qëllimi i kësaj qeveria me investimet e mëdha është ta kthejë Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

Në lidhje me infrastrukturën ai përmendi hekurudhën Durrës- Tiranë dhe atë Durrës – Kosovë, po ashtu nuk la pa përmendur edhe dy portet, atë turistik dhe tregtar.

Kryeministri nënvizoi një nga sukseset e kryebashkiakes Sako, në lidhje me pastërtinë e qytetit, e cili prej kohësh ka vuajtur nga papastërtia për shkak të vend grumbullimit të mbeturinave.

Po ashtu ai theksoi edhe përmirësimin e infrastrukturës në lagje, që ka lidhje me asfaltimin dhe ndriçimin e rrugëve.