Rama në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj, ejani të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, kryeministri Edi Rama ka nderuar milionat e viktimave të Holokaustit dhe ka theksuar qëndrimin e Shqipërisë kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Duke shpërndarë mesazhin në rrjetin social ‘X’, Rama ka përmendur trimërinë e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria doli si i vetmi vend evropian që kishte më shumë hebrenj se më parë, falë ndihmës dhe mikpritjes së shqiptarëve, kryesisht atyre myslimanë.
Rama e ka theksuar se Shqipëria mbetet një vend mikpritës dhe i hapur për popullin hebre, duke ftuar ata të vizitojnë vendin, të investojnë dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme të përbashkët të bazuar në shpresë dhe unitet. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë kundër antisemitizmit dhe Islamofobisë, duke mbështetur një paqe të qëndrueshme për hebrenjtë dhe palestinezët.