Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës: Jemi në një paradoks! Nuk e di nëse Erioni është i pafajshëm ose…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por e cilësoi këtë ngjarje si të zhvilluar në kushte paradoksale për shkak të mungesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK.

“Nuk e di nëse Erioni është i pafajshëm ose… Jemi në një paradoks,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Lidhur me arrestimin, ai tha se është ndërprerë kontrata e kryebashkiakut, i zgjedhur nga qytetarët, nga një person të cilin ai nuk e njeh as me fytyrë.
“Kontrata e kryetarit të zgjedhur është ndërprerë nga dikush që s’e njohim,” shtoi kryeministri.

Rama: Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek mln zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar nejç kontratë të  tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as me fytyre dhe ndërkohë kur zgjidhet  ka një llogari të përditshme. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq  dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep.

Nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm dhe nëse është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi, nga ana e kujt do që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, në mënyrë që të bëhen të dyja edhe puna me kontratën ndaj zgjedhësve edhe puna e drejtësisë.

Për hir të vërtetës ne deri sot kemi zgjedhur të mos kometojmë edhe kur kryetari i Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytete në skaj të Shqipërisë dhe i është ndaluar të zbatoj kontratën e zgjedhësve sepse mbiu të rëndon një akuzë, por pa gjyq.