Rama në Budapest: Do të hapim grup kapitujsh me BE-në, Hungaria shembull për reformat
- 11 October, 2024
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari ku zhvilloi një takim me homologun Viktor Orban.Në një konferencë të përbashkët, Orban u shpreh se Shqipëria duhet të ishte tashmë pjesë e BE, por në proces ka pasur pengesa politike, që kanë ndikuar në vonesën e procesit.
Rama tha se Shqipëria do të hapë disa kapituj me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Hungaria në sytë e Shqipërisë është një vend shembull për reformat që ka ndërmarrë.
Edi Rama: Viktor Orban është një nga personat më të këndshëm për të folur për tema të ndryshme që ndodhin në botë. Është kënaqësi që jam në Budapest. Jam falënderues për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne. Ne do kemi mundësi të hapim disa kapituj me BE. Është vendi që të falënderojmë Oliver Varherleyn, që na ka ndihmuar për arritjet e rëndësishme.
Është kënaqësi që të falënderoj qeverinë hungareze për atë që thashë. E kemi parë Hungarinë si model për reformat në administratë e qeveri, si dhe sa i përket një shoqërie ku ka mirëqënie. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ