Rama në Bruksel, takon Komisionerin e BE për Bujqësinë: Folëm për arritjet


Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski. Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim, Kryeministri informoi se temë e diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian.”Bruksel – Takim me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Ëojciechoëski, për të diskutuar për arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian, mbështetja e të cilit është kyç në transformimin e madh të bujqësisë shqiptare”, shkruan Rama.