Rama në Athinë: Ligji i luftës është absurd, kërkojmë heqjen e tij, marrëdhënia me Mitsotakis është…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se marrëdhënia me qeverinë greke dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis është shumë pozitive dhe në një dialog të vazhdueshëm. Gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë, ai përmendi përparimin në çështjet që lidhen me minoritetet dhe vendimet për të sanksionuar të drejta për to.
Ai po ashtu theksoi kërkesën e Shqipërisë për të hequr ligjin e luftës me Greqinë, duke e quajtur atë një absurditet. “Dy popuj të afërt dhe anëtarë të NATO-s, dhe jemi ende në gjendje lufte për shkak të një ligji absurd,” tha Rama, duke shtuar se insistimi i Shqipërisë është që ky ligj të hiqet.
Rama gjithashtu kritikoi ndikimin e nacionalizmit ekstrem në marrëdhëniet midis dy vendeve, duke thënë se “bufat e kënetave nacionaliste” kanë bërë lëmsh dynjanë. Ai shprehu besimin se Shqipëria do të dalë mbi këto pengesa dhe do të hapë një epokë të re partneriteti strategjik me Greqinë.