Rama në Abu Dhab surprizon Giorgia Melonin për ditëlindje! I dhuron një…

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni festoi ditëlindjen e saj të 48-të në Abu Dhabi, gjatë pjesëmarrjes në ngjarjen Sustainability Week. Kryeministri shqiptar Edi Rama, me një gjest të ngrohtë dhe simbolik, i dhuroi një shall, të cilin ia vendosi mbi kokë gjatë takimit të tyre.

Rama shpjegoi se shalli ishte prodhuar nga një artizan italian, i cili është shpërngulur në Shqipëri dhe tashmë është bërë qytetar shqiptar. Pas dhuratës, Meloni reagoi me humor, duke i thënë Ramës: “Duhet ta mbyllësh këtë histori”, përpara se ta përqafonte me buzëqeshje.

Gjestet e përzemërta mes dy liderëve theksuan marrëdhëniet e ngrohta mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa Meloni i shprehu falënderimet Ramës për këtë surprizë unike.