Rama në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: Bektashinjtë nuk janë sekt fetar, kanë ndikuar në identitetin kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku ka theksuar se nuk mund të akuzohet për favorizimin e një pale, duke i cilësuar bektashinjtë si një forcë unite që nuk është një sekt fetar, por një komunitet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Rama shtoi se bektashinjtë kanë ndikuar në mësimin e gjuhës shqipe dhe kanë kontribuar krah për krah me komunitetet tjera fetare, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe uniteti. Ai theksoi se bektashizmi është një dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke theksuar se ata kanë kontribuar në atdhedashurinë dhe forcimin e shoqërisë shqiptare.