Rama në 34-vjetorin e PS: Fitore historike me përgjegjësi për integrimin në BE
Partia Socialiste festoi 34-vjetorin e themelimit me një event të veçantë në selinë rozë, ku u mblodhën jo vetëm gjeneratat e reja të PS-së, por edhe figura të shquara të politikës shqiptare si senatorët Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi dhe Arta Dade.
Festa kishte një rëndësi të veçantë për kryeministrin Edi Rama, i cili vlerësoi mbështetjen e fortë që shqiptarët i dhanë më 11 maj për një mandat të katërt qeverisës. Ky moment simbolik shërben si një konfirmim i besimit në vijimin e reformave dhe projektet e PS-së për zhvillimin e vendit.
“Ditëlindja që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, përveç faktit që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër për PS. Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade”,
View this post on Instagram
“Fitorja e 11 majit u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade”,
“Shpërndarja më e mirë e peshës së përfaqësimit në çdo territor që i japin kësaj skuadre mundësinë që të përballojnë me sukses peshën e madhe që do të duhet të mbajnë në këto vite, kur parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit. Unë besoj që si rezultati i mirë-organizimit dhe të një beteje të bërë me përkushtim kemi edhe një skuadër mbështetëse, premtuese në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve në mbështetje të grupeve të kandidatëve për deputetë. Vlerat kryesore janë burimet e veta njerëzore”, tha Rama.