Rama: Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump, jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, Europa, pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, ka më pak miq, ndërsa shtoi se“ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën”.
“Europa ka më pak miq sot se përpara agresionit rus. Nuk ka aspak dyshim që Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është komplekse dhe e ndërlikuar, por ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se që Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është një gadishull.
Rama: Historia ka pasur momente kur SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre. Momentet e tyre të keqkuptimit apo të konfliktit politikisht. Në Amerikë ka pasur nga ata që kanë menduar që është më mirë që Amerika të tërhiqet nga Europa. Dhe në Europë ka pasur nga ata që kanë menduar se ketë identitetin e vetë dhe të harrojë SHBA, por ka qenë gjithmonë diçka që gjithmonë ka mbizotëruar ideja; që Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është një gadishull.
Unë ja në një pozitë të rehatshme sepse nuk jam gjerman dhe nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën. Jam kryeministër i një vendi më të vogël. Megjithëse jam më i gjatë se Merz, është Merz që duhet të marrë vendime prej të gjati.
Nuk kërkojmë të krijojmë një ushtri barbarësh dhe gjysmë analfabetë, por diçka ndryshe. Duhet të jemi të guximshëm dhe ta shohim gjithçka në tërësi. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia, çelja e korridoreve të reja të dialogut, e të jemi më të vendosur… kështu duam të jetojmë.
Europa ka më pak miq sot se përpara agresionit rus. Nuk ka aspak dyshim që Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është komplekse dhe e ndërlikuar, por ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën.