Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli – Herzog: Keni ndriçuar botën me udhëheqjen tuaj
Lajmi:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një ceremonie zyrtare në Izrael. Medalja vlerëson udhëheqësit që kanë treguar qartësi morale, vlera demokratike dhe miqësi të palëkundur me popullin hebre.
Në fjalën e tij, Presidenti Herzog theksoi se kjo medalje u jepet atyre që kanë “ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme” dhe vlerësoi personalisht kontributin e kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit.
“Kodi shqiptar i Besës, betimi i shenjtë i nderit, ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në orët më të errëta. Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol i kurajës, duke strehuar hebrenjtë e arratisur dhe duke ndihmuar në ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha,” u shpreh Herzog.
Presidenti izraelit theksoi gjithashtu qëndrimin e fortë të kryeministrit shqiptar kundër antisemitizmit dhe urrejtjes, duke vlerësuar angazhimin e tij për tolerancë dhe humanizëm.
Ceremonia u zhvillua në prani të zonjës së parë të Shqipërisë, Linda Rama, dhe delegacionit shqiptar.
View this post on Instagram