Rama ndan videon: Shqipëria bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit


GJERMANI
– Shqipëria turistike dhe atraksionet që ajo ofron tashmë janë kthyer në një ofertë jo vetëm rajonale, por jehona e plazheve të bukura dhe natyra e saj e magjishme ka “joshur” turistë nga e gjithë bota.

Kryeministri i vendit, Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, thotë se për tri ditë radhazi, Shqipëria po bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani.

Ai shton se vendi ynë do të paraqesë ofertën e tij turistike në një agjendë, e cila është e pasur me shumë aktivitete.“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, shkruan Rama.

Check Also

Arrestohen në Teksas dy ‘kokat’ e trafikut të drogës, mes tyre një prej djemve të “El Çapos”

Ismael “El Mayo” Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinaloa të Meksikës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *