Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga Spitali Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama shkruan se ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord. Kjo sipas kryeministrit Spitali Ditor shmang fluksin e pacientëve si dhe lehtëson punën e mjekëve.
“Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.
Me një sipërfaqe prej 3500 metër katror me 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo egzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord, duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror, por duke lehtësuar kësisoj edhe punën e mjekëve”, shkruan Rama.