Rama ndan pamjet nga punimet për rrugën e Dukagjinit: Lehstëson qarkullimin e mjeteve për banorët e turistët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se me përfundimin e segmentit Prekal-kir, do të lehtësohet qarkullimi i mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin.
Mirëmëngjesi, dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, të financuara nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në një zonë mahnitëse. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.