Rama me kryetarët e bashkive në Shkodër, të ardhurat që në 2023 u rriten me 271% krahasuar me 2015
Që prej orës 10:00, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.
Në mbledhjen ku merr pjesë kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe 6 kryetarët e baahkive të Partisë Demokratike.
Për sa i përket Burimeve njerëzore, është analizuar numri inpunonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë.
Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.
Te ardhurat vendore
2023 u rriten me 271% krahasuar me 2015
Nga 13 ne 31 miliard
Shpenzimet vendore
102 % me te larta se ne 2015.
Borxhet e bashkive te vogla, jane te varura ne masen 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverise.
Bashkite me te medha e kane te balancuar kete raport ne 55%
Detyrimet e njesive vendore jane ulur me 60% nga 12 miliard ne 4.8 miliard lek.