Rama mbledhje qeverie dy ditore në Himarë/Secili dikaster duhet të ketë gati një analizë të punës
Himara, mund të jetë përzgjedhja e Kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen e radhës qeveritare, tashmë traditë në çdo fillimsezoni të ri politik. Edhe pse ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare, Himara duket opsioni kryesor, edhe pse nuk përjashtohet as kryeqyteti
Takim 2 ditor që pritet të bëjë bashkë kabinetin qeveritar, por edhe kryetarët e 61 bashkive të vendit, po planifikohet të mbahet në fund të muajit gusht ose në fillim shtatori. Secili dikaster duhet të ketë gati një analizë të punës së bërë deri më tani, ndërsa po ashtu do të diskutohen ambiciet e çdo ministrie.
Mbledhja e fundit që kreu i qeverisë ka bërë ishte takimi dyditor në Lezhë, në janar ku sikurse është traditë në takime të këtij lloji, morën pjesë ministrat, drejtuesit politikë, kryeparlamentarja dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.