Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në vilën qeveritare në Dajt. Kreu i qeverisë vijon me traditën e përvitshme për një takim informal përpara nisjes së sezonit politik të vjeshtës. Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, por edhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të varësisë.
Në fokus të diskutimeve do të jenë prioritetet e qeverisjes. Megjithatë nuk do të lihet pa folur edhe për organizimin e PS-së për zgjedhjet parlamentare të pranverës, ku socialistët duan të marrin mandatin e katërt qeverisës.
Mazhoranca e konsideron mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.