Rama takim në Durrës me kryetarët e bashkive, ja çfarë do të diskutohet

Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim këtë të premte me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit.

Mësohet se do të diskutohen një sërë çështjesh lidhur me zhvillimin e territorit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky takim do të fokusohet kryesisht te Paketa e Maleve, legalizimet dhe regjistrimin e tokave bujqësore, rolin e bashkive në bujqësi, kontrollin e territorit, financat vendore, bashkëpronësia dhe roli i bashkive në negociata dhe anëtarësim në BE.
Çështjet kryesore për diskutim do të jenë:
• Granti i Performancës dhe treguesit e financave vendore – si instrument për të lidhur performancën me financimin.
• Paketa e Maleve – një ligj i ri për nxitjen e investimeve në zonat malore dhe agroturizëm.
• Legalizimet dhe regjistrimi fillestar i pronave – përshpejtimi i proceseve në bashkëpunim me bashkitë.
• Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë – sfida dhe detyra për garantimin e cilësisë së jetës në hapësirat e përbashkëta.
• Roli i bashkive në procesin e integrimit evropian – ngritja e kapaciteteve dhe aksesi në fondet e BE-së.
• Bujqësia 2030 – politikat e reja të mbështetjes për sipërmarrjet bujqësore në nivel vendor.