Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, çfarë do të diskutohet

Pritet të mbahet një takim ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës, ndërsa në fokus do të jenë shqetësimet e qytetarëve.

Në këtë takim deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.