Rama, mbledh pasdite kryesinë e re një ditë pas asamblesë së PS-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryesinë e re të PS-së pasditen e kësaj të hëne, e cila do të nisë në orën 18:30.

Mbledhja vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila u zhvillua në Durrës, ku dhe u prezantuan 12 drejtuesit e partisë në qarqet e vendit.

Asambleja e Partisë Socialiste pasohet nga Kongresi dhe thirrja e vazhdueshme e rienergjizimit të socialistëve, duke njoftuar dhe krijimin e një strukture të re për të rinjtë që angazhohen në politikë.