Rama mbledh në takim deputetët e zgjedhur dhe drejtuesit e bashkisë Tiranë, zbardhen porositë
Për rreth 40 minuta, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me deputetët e zgjedhur të Tiranës nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë.
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët me deputetët e parlamentit të ri në qarkun Tiranë dhe drejtuesit e bashkisë, është për të bashkërenduar punët në vijim, mes qeverisë dhe pushtetit vendor.
Burime për mediat pranojnë se Rama ka dhënë disa porosi, ku në fokus ka qënë inspektimi në terren dhe evidentimi i problematikave.
“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur. Vlerësoj punën e Elola Lalës drejtore e re e policisë bashkiake, kanë rënë ankesat. Porositë e lëna dhe zbatimi do të diskutohen në një takim të ngjashëm pas dy javëve”, tha thënë Rama.