Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.
Aipas agjendës së parashikuar, takimi i zgjeruar pritet të nisë në rreth orës 10:00 dhe do të çelet me fjalën e vetë kreut të Qeverisë.
Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.
Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ