Rama mbledh kryebashkiakët më 9 korrik në Durrës, ja ku do jetë fokusi

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi më 9 korrik në qytetin e Durrësit.

Mbledhja do të fokusohet në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave që kanë dalë gjatë sezonit veror, veçanërisht në zonat turistike.

Një nga temat kryesore do të jetë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, çështje për të cilën Rama ka qenë veçanërisht aktiv gjatë ditëve të fundit, duke bërë inspektime në terren.