Rama mbledh kandidatët për deputetë: Mos shani njëri-tjetrin! Po na dëmtoni në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në një ambient privat me kandidatët e Partisë Socialiste. Mësohet se takimi është zhvilluar paradite me kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, në një ambient privat në kryeqytet.

Nga të dhënat që raportohen, fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe kryeministri Rama u ka kërkuar kandidatëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi.

Një tjetër pikë ku është ndalur i pari i qeverisë është marrëdhënia e kandidatëve socialistë me njëri-tjetrin. Kryesocialisti është shprehur se i gjithë fokusi duhet të jetë tek numri “5” dhe se çdo konflikt i brendshëm do të dëmtojë vetë ata.

Ofendimet ndaj njëri-tjetrit, sipas kryeministrit Rama bëjnë që vota të mos hidhet në kuti për Partinë Socialiste por që të pezmatojë qytetarët e të penalizojë maxhorancën.