Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja është drejt fundit pasi kryeministri ka një darkë zyrtarë me zyrtarë të lartë të BE, vetëm 30 minuta më vonë.
Thirrja e kësaj mbledhjeje nga vetë Rama, ka nxitur dyshime për vendime të rëndësishme, por në fakt është diskutuar vetëm për zgjedhjet lokale.
Kryeministri ka kërkuar që secili deputet të marrë përsipër një zonë të caktuar dhe të mbajë përgjegjësi për të, si edhe është kërkuar që bëhet maksimumi në çdo zonë, qoft ajo trandicionalisht me elektorat të kundërt.
Mbledhjes po i vjen fundit, për shkak të kryeministri do të shkojnë për darkë zyrtare me zyrtarë të lartë të BE.
Ndërkohë që thirrja e kësaj mbledhjeje nga vetë kryeministri, nxiti mes deputetëve kërshëri të lartë dhe aludime nga ndryshimet në qeveri te përjashtimi i ndonjë anëtari të Grupit Parlamentar Socialist, por rezultoi se gjithçka që është diskutuar të jetë vetëm një përgatitje elektorale e PS.
Rama ka kërkuar që çdo deputet të marrë një zonë elektorale përsipër dhe të jetë përgjegjës për territorin dhe askush të mos fshihet pas përgjegjësinë së skuadrës dhe të mos mbajë një peshë të drejtëpërdrejtë të matshme.