Rama mban sot mbledhjen me deputetët dhe ministrat e tij: Asnjë të mos mungojë!
- 7 May, 2024
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit. Mbledhja në fjalë do të nisë në orën 10:00.
Mësohet se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.Kjo mbledhje duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ