Rama mban fjalimin e fitores në Sheshin ‘Skënderbej’: Mblodhëm çfarë mbollëm, shqiptarët na besuan mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij të fitores për zgjedhjet e 11 majit, në një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, ku u shfaq i rrethuar nga familja dhe mbështetësit e tij.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se rezultati i zgjedhjeve ishte një konfirmim i besimit që shqiptarët i dhanë Partisë Socialiste për të qeverisur për një mandat të katërt.

Rama: Ja ku u rikthyem prapë këtu, 33 ditë nga dita që u nisëm. Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në të 12 qarqet.

Për të mbledhur cfarë mbollëm me shumë punë dhe me plot mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

Për 30 ditë shqiptaret dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe ata vendosën të në besojnë ne PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë më parë, se asnjëherë më parë. Në 4 vjet ne mbollëm edhe më shumë besim dhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët.

Në mbollëm krenari më të madhe për Shqipërinë Evropiane, që po ndërtojmë gur pas guri prandaj mblodhëm edhe votat e një mbështetje referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE vit pas viti.