Rama kritika të forta në Vlorë: Ermal Dredha sytë të mbyllur, mijëra euro për një TV privat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të analizës për performancën e pushtetit vendor dhe vizionin “Shqipëria 2030 në BE”.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje problematikat që kanë dalë në pah gjatë sezonit turistik, duke theksuar se fluksi i lartë i vizitorëve ka zbuluar mangësitë serioze të bashkive, sidomos në qytetet turistike.

Ai veçoi si shqetësim kryesor zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje, duke kritikuar drejtpërdrejt bashkinë e Vlorës. Sipas Ramës, Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllura dhe se financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat në Vlorë.

Rama: Jemi këtu se jo shumë kohë më pare, pak kohë më parë, kemi marr 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngaroi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur.

Pasi janë një kredi besimi të madh  dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë. Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe.

Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe struktura e atje i ka sytë gjysmë të hapu dhe gjysmë të mbyllur.

Bashkia e Vlorës fin me dhjetëra mijë euro një televizion privat, për nuk e di se çfarë, besoj se ka një arsyetim filozofik, por nuk mund të vazhdojë kështu.

Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës. Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë. Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.