Rama krah Scholz dhe Von der Leyen, nisin punimet në samitin e Berlinit, publikohet fotoja e parë

Ka nisur punimet Samiti i Berlinit ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere. Në foton e parë të dalë nga samiti, shihet kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Synimi i samiteve që mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.