Rama komenton situatën në PD: Si “Çeçoja” do hyjnë të gjithë në zgjedhje

Kryeministri  Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka komentoi shkurt situatën në PD  sa i përket rregjistrimit në zgjedhjet lokale.

Gjatë konferencës për shtyp me homologen Daneze në Tiranë ai tha se të gjithë aktorët do të hyjnë në zgjedhje, dhe këtë do e bëjnë si “Çeçoja”.

Nuk më rezulton ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta, dhe do e bëjnë si “Çecoja”, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo tjetrin, por hyhet për qytetarët” tha Rama, teksa u pyet për zhvillimet e fundit në PD.