Rama: Koha të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë


Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Vilinus në Lituani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur se duhet të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.‘Në Beograd dhe në Prishtinë ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri të Kosovës, që është krijuar si një vend parajse për aktivitetet kriminale, trafik droge e trafik armësh. Veriu i Kosovës mund të kthehet në një vatër zjarri. Është koha të realizohet ky dialog i lehtësuar nga BE-ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR.’- tha Rama.