Rama: Këtë sezon Shqipëria u pushtua nga turistët


Në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për rrugën që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në krye të qeverisjes së vendit, pra për rreth 10 vite. Kreu i qeverisë ka renditur me krenari shifrat për rritjen e madhe të turistëve në vendin tonë.
‘Ka plot arsye që e pohojnë këtë të vërtetë dy janë pohimet më të mëdha të kësaj. E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe e dyta impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Të kuptohemi drejt qysh në fillim ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për dije veti orientues fuqizim politik dhe institucional dhe cilësia e shpejtësi vendimmarrëse. Kemi 1001 arsye për të qene krenar për rrugën që kemi bërë.