Rama kërkon reformë urgjente në sektorin e ujit: Jo më drejtorë me 30 këshilltarë, duhet një operator kombëtar!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një reformë të thellë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke propozuar krijimin e një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës, ai u shpreh se ky sektor po vuan nga menaxhimi i dobët dhe politizimi i skajshëm.

“Siç kemi një operator për shpërndarjen e energjisë, duhet të kemi edhe për ujin. Nuk mund të vazhdojmë me ndërmarrje që funksionojnë si zyrat private të drejtorëve lokalë, të mbushura me këshilltarë,” deklaroi Rama.

Ai solli në vëmendje rastin e UKT-së në Tiranë, ku sipas tij drejtori kishte 30 këshilltarë në zyrë. “Zyra ime s’i ka as çerekun, ndërsa ky me 30 veta… është absurde!” tha ai.

Rama përmendi edhe raste të shpërdorimeve në bashki, si ajo e Vlorës që, sipas tij, financon një televizion privat me dhjetëra mijëra euro, në vend që të investojë në shërbime për qytetarët.

Ai nënvizoi se Shqipëria nuk e ka më luksin të presë që bashkitë të konsolidojnë sistemet e ujësjellësit dhe kërkoi veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij kaosi administrativ.

Rama: Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë.

Operator kombëtar që të adresojë në mënyrë  jo politike. Mund ta përfytyroni ju një zyre drejtori të një Ujësjellësi me 30 këshilltare, staf ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, zyrat tuaja, e përfytyroni ju një drejtoj UKT-je më 30 veta në zyre, kjo ishte zyra e Tiranës.

Shqipëria nuk e ka luksin të pres të konsolidohen ujësjellësi të funksionojë si ndërmarrje, me bashki që arrijnë deri në absurditet si ajo e Vlorës që financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat, nuk e di me çfarë arsyeje.