Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit në mes të mbledhjes: Ç’ke Dhimo, ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme?!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e vendit, në kuadër të diskutimeve për performancën e pushtetit vendor dhe sfidat në terren.

Gjatë fjalës së tij, ndërkohë që zëvendëskryeministri Arbjan Mazniku kishte marrë fjalën, Rama ka ndërhyrë papritur, duke iu drejtuar me ton kritik kryetarit të Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli.

“O Dhimo, ça ke Dhimo, se ke që në fillim që bën ça gjeste të çuditshme. Nuk ka ujë në Dropull? Çfarë ke pra?” – tha kryeministri me ironi, teksa e vuri në dukje sjelljen e çuditshme të tij gjatë mbledhjes.