Rama kafe në Pogradec, merr Vrenozin në telefon dhe i bën ftesën e veçantë

Kreu i PS, Edi Rama ka nisur takimet e juglindjes nga Pogradeci ku ka inspektuar punimet në lagjet historike ndërsa më pas është shoqëruar për kafe me kandidatin e PS në këtë qytet Bledi Çomo.

Bashkë me ta ishte dhe kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, i pari i PS në qark Niko Peleshi, prefekti Jole, kryetari i PS Pogradec Erjon Thëngjilli dhe nga zyrtarja e institucionit të këshillit të qarkut Mimoza Shuli.

Mësohet se gjatë kafes miqësore me ta, Rama ka telefonuar demokratin e famshëm korçar Ilir Vrenozin, ku e ka përshëndetur për opozitarizmin e tij ndërsa e ka ftuar edhe në podcastin e tij pas datës 11 Maj.

Nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e Vrenozit ndërsa ka mbetur i suprizuar nga telefonata e kryeministrit Rama.