Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria, Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë një arritje të rëndësishme për vendin dhe bëri të ditur se Shqipëria do të prezantohet në këtë panair nga organizatorët pas disa javësh.

“MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e të gjitha ndjesive, që këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin, e për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë, ju uroj një të diel të paqtë,” shkroi Rama, duke shoqëruar postimin me një video promovuese.

ITB Berlin është një nga panairet më prestigjioze në botë në fushën e turizmit dhe një mundësi e madhe për të promovuar Shqipërinë si destinacion turistik në arenën ndërkombëtare.