Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se pensionistët do të marrin një tjetër bonus duke nisur nga 1 marsi.
Përmes një statusi në “X” ai nuk kursen as akuzat për opozitën.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre” shkruan Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ