Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër SPAK. Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka shpërndarë një imazh të një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës që flet kundër Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar atë si një organizatë kriminale.
Postimin, kryeministri e ka shoqëruar me përshkrimin “kuak, kuak, kuak”, një mesazh ironik në drejtim të liderit të opozitës.
Berisha ka ashpërsuar tonet kundër SPAK-ut, veçanërisht pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se, nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, do të shkrijë këtë institucion. Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike, ndërsa Rama e ka komentuar përmes ironisë në rrjetet sociale.