Rama ironizon opozitën: Shejtan që luan rolin e hudhrës që na mban larg syrit të keq 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer opozitën, duke ironizuar në fjalimin e tij gjatë përurimit të godinave të konvikteve në Qytetin Studenti.

Kreu i qeverisë e cilësoi opozitën si shejtan që luan rolin e hudhrës.

“Shejtanët që për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist.
Por tani ndihemi të çliruar në sensin që shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq. Dhe në rastin më të mirë na motivojnë për të bërë punë të mira”,-tha Rama.