Rama ironizon opozitën: Luli iku, por aritmetikën e la mbrapa! Kryeministri flet për ministrat e dënuar dhe drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë një deklarate publike, duke thënë se “Luli iku, por aritmetikën e la mbrapa”. Ai u ndal edhe te çështjet e drejtësisë, duke theksuar se deri tani, nga rreth 60 ministra që ka pasur qeveria e tij, dy janë dënuar, një nga PS dhe tjetri nga një parti aleate.

“Një tjetër ndodhet në paraburgim, ndërsa një tjetër është arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar drejtësisë. Kemi pasur edhe kryebashkiakë e deputetë të përfshirë në procese ligjore, por kjo tregon që ne i kemi dhënë drejtësisë pavarësi dhe jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet me pushtete të ndara”, tha Rama.

Deklarata e tij vjen mes një klime të tensionuar politike dhe akuzave për çështje korrupsioni.