Rama ironizon opozitën: Futi Soros liderin e opozitës në burg?! Vdeksha unë!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës për ndërhyrjen e miliarderit George Soros në drejtësinë shqiptare, duke i quajtur ato absurde.

“Thonë që reformën në drejtësi e bëri Soros, por si e bëri? Në çfarë forme? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës?! Vdeksha unë! Një nga miliarderët më të mëdhenj të botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri?! Kuptoni apo jo?”, u shpreh Rama me ironi.

Ai vijoi me tallje ndaj opozitës, duke thënë se “të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan, hajde de, se miliarderët kanë tekat e tyre”, por sipas tij, akuzat se Soros ka ndikuar në arrestimin e liderit të opozitës nuk qëndrojnë.

Deklarata e Ramës vjen në një klimë të tensionuar politike, mes debateve për drejtësinë dhe reformën në sistemin gjyqësor.