Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u ndalur te mungesa e disa figurave që më herët kanë qenë pjesë e opozitës.
Me një ton sarkastik, Rama tha se sot është zgjuar i mërzitur, pasi Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë.
“Jam i mërzitur sepse Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë, sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore,” tha Rama.
Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe një figurë e njohur për deklaratat e tij shpeshherë të çuditshme, nuk është përfshirë në asnjë listë zgjedhore këtë vit. Po ashtu, Dashnor Sula, i njohur për kritikat ndaj lidershipit të PD-së, është lënë jashtë garës nga grupimi opozitar.
View this post on Instagram