Rama intervistë për televizionin italian: Italia, avokati ynë për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama është shprehur se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë, por se dy vendet kanë një ADN të përbashkët dhe të ngjashme.

Gjatë bashkëbisedimit në emisionin ‘In ONDA’  në televizionin La7 kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.

Rama tha se ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezente në Ballkan, dhe Meloni e ka këtë qëllim kombëtar.

Sakaq, ai deklaroi se ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtare e plotë i BE-së, nismë për të cilën “Italia është avokati ynë më i madh”.

“Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, u shpreh Rama.