Rama i qëndron parashikimit për vendoret: PS merr mbi 50 bashki

Edi Rama ka bërë një reagim në Facebook ku ka ndarë një letër përmes së cilës shpreh parashikimin e tij në këto zgjedhje.

Rama është i bindur për fitoren në mbi 50 bashki ndërsa opozita nga 0 deri në 11 bashki. Këtë bindje kryeministri e ka shprehur edhe më parë gjatë takimeve elektorale me qytetarët.