Rama i prerë me kryebashkiakët: Çoni para legalizimet/ Shijaku model, Rakip nuk e arrin dot

Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal. Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga kryeministri Rama duke thënë se është model me procesin e legalizimeve.

Kritika pati edhe për bashkinë e Kazmës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike. Të paktën luftoni për vendin e dytë, u tha Rama kryebashkiakëve.