Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për gjendjen e drejtësisë dhe rolin e SPAK, duke theksuar se kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka pasur mundësinë të luftonte korrupsionin që prej periudhës së “21 janarit”, por ka hasur në sistemin e kapur të drejtësisë.
Rama ka deklaruar se pas fillimit të reformës në drejtësi, është krijuar një mundësi për të luftuar korrupsionin, duke i atribuar kësaj situate një ndryshim të rëndësishëm. Sipas tij, Dumani është një figurë që është përballur me goditje dhe sulme, duke e cilësuar këtë si një nga pasojat e reformës që ka çliruar drejtësinë nga kontrolli politik.
Kryeministri theksoi se, megjithëse opozita kritikon gjysmën e qeverisë për përfshirje në skandale, realiteti është se vetëm një numër i vogël ministrash kanë pasur probleme me drejtësinë. Ai gjithashtu kritikoi opozitën për të mos njohur dallimin mes politikës dhe korrupsionit, duke theksuar se kjo është arsyeja pse nuk mund të fitojnë përballë qeverisë.
“Gjysmën apo të gjithën, kjo është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë, por e vërteta do të thuhet nëse i referohemi fakteve dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe e para, që nga 1912 nuk ka pasur deri kur reformat në drejtësi të fillojnë të japin efektet e veta asnjë anëtar qeveria të asnjë regjimi ose force pas rënies së regjimeve që të jetë gjykuar, lëre më dënuar, po as hetuar.
Si ndodhi kjo, ra nga qielli kjo. Altin Dumani për shembull, drejtuesi i SPAK e ka pasur dosjen e 21 janarit në tavolinë edhe më parë, ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë, ka qenë e pamundur jo vetëm për të por për të gjithë. Ka qenë e kapur drejtësia. Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpie, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të. Nga ata që bëjnë kuak kuak dhe ata që i shkojnë mbrapa me profile fallco e ka çliruar nga pushteti i kontrollit politik, forca politike që unë udhëheq.